Udhëzime për sigurinë – Electrolux EHF7647FOK Uživatelská příručka

Stránka 4

Advertising
background image

• Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni

pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.

• Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar

pajisjen.

• Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe

kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.

• Nëse sipërfaqja prej qeramike xhami kriset, fikeni

pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.

2.

UDHËZIME PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.

• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një

pajisje të dëmtuar.

• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna

me pajisjen.

• Ruani largësitë minimale nga pajisjet

dhe njësitë e tjera.

• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni

pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.

• Mbyllini sipërfaqet e prera me një

izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktoj fryrje.

• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes

nga avulli dhe lagështira.

• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve

ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.

• Nëse pajisja instalohet mbi sirtar

sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të

sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit.

• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të

nxehet. Rekomandojmë që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të parandaluar
arritjen e pjesës së poshtme.

Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer

nga një elektricist i kualifikuar.

• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,

sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.

• Përdorni kabllo elektrike të

përshtatshme.

• Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
• Sigurohuni që kablloja ose spina

elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen
e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit,
kur e lidhni pajisjen me prizat që
gjenden pranë

• Sigurohuni që pajisja të instalohet

saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e

4

www.electrolux.com

Advertising