2 zëvendësimi i injektorëve, 3 rregullimi i nivelit minimal, 4 lidhja elektrike – Electrolux EGE6182NOK Uživatelská příručka

Stránka 13

Advertising
background image

Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!

7.2 Zëvendësimi i injektorëve

1.

Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.

2.

Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.

3.

Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").

4.

Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.

5.

Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshme për llojin e gazit. Mund
ta gjeni këtë etiketë në ambalazhin që
keni marrë bashkë me pajisjen.

Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni
i nevojshëm, duhet të instaloni një pajisje
rregulluese të presionit te tubi i furnizimit
me gaz.

7.3 Rregullimi i nivelit minimal

Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:

1.

Ndizni vatrën.

2.

Rrotulloni çelësin në pozicionin
minimal.

3.

Hiqni çelësin e kontrollit.

4.

Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës anësore.

A

A)

Vida anësore

• Nëse kaloni nga gazi natyral G20 20

mbar (ose gaz natyral G20 13 mbar

1)

)

në gaz të lëngshëm, shtrëngojeni deri në
fund vidën e shuntimit.

• Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz

natyror G20 20 mbar, lirojeni vidën e
shuntimit me 1/4 e një rrotullimi.

• Nëse kaloni nga gazi natyror G20 20

mbar në gaz natyror G20 13 mbar

1)

lirojeni vidën e shuntimit me 1/4 e një
rrotullimi.

• Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz

natyror G20 13 mbar

1)

, lirojeni vidën e

shuntimit me 1/2 e një rrotullimi.

• Nëse kaloni nga gazi natyror G20 13

mbar

1)

në gaz natyror G20 20 mbar

shtrëngojeni vidën e shuntimit me 1/4 e
një rrotullimi.

PARALAJMËRIM
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur
e rrotulloni çelësin shpejt nga
pozicioni maksimal në atë minimal.

7.4 Lidhja elektrike

• Tokëzojeni pajisjen sipas masave të

sigurisë.

• Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i

fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj.

• Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo

elektrike. Ajo duhet të pajisjet me spinën
e duhur, e cila përballon ngarkesën e
shënuar në etiketën e specifikimeve.
Spina duhet të futet në një prizë të
përshtatshme.

• Çdo komponent elektrike duhet instaluar

ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës
së autorizuar të Shërbimit ose nga
personel i kualifikuar shërbimi.

• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar

të instaluar si duhet.

• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme

pas montimit të pajisjes.

• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke

e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.

• Pajisja nuk duhet lidhur me kabllo

zgjatuese, adaptor ose lidhje të
shumëfishta (rrezik zjarri). Kontrolloni që
tokëzimi të jetë bërë në pajtim me
standardet dhe rregulloret në fuqi.

1) vetëm për Rusinë

SHQIP

13

Advertising