Kujdesi dhe pastrimi, Informacion mbi akrilamidet – Electrolux EGE6182NOK Uživatelská příručka
Stránka 8
Përdorni enë gatimi diametri i të cilave
përket me përmasat e vatrave.
Vatra
Diametrat e enëve të
gatimit
E shpejtë
160 - 260 mm
Gjysmë e
shpejtë
120 - 220 mm
Ndihmëse
80 - 160 mm
PARALAJMËRIM
Mos përdorni tiganë prej gize, enë
balte, pllaka skare ose pllakat
thekëse mbi vatrat e gazit.
PARALAJMËRIM
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që dorezat e tenxhereve
të mos dalin jashtë skajit ballor të
skarës së sipërme por tenxheret të
jenë pozicionuar në qendër mbi
unaza, në mënyrë që të arrihet
stabiliteti maksimal dhe një konsum
sa më i ulët i gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose të deformuara për të
parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
PARALAJMËRIM
Lëngjet e derdhura gjatë gatimit
mund të shkaktojnë thyerjen e
xhamit
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
PARALAJMËRIM
Çaktivizoni pajisjen. Shkëputeni
pajisjen nga rrjeti elektrik, përpara
se të kryeni veprime pastrimi ose
mirëmbajtjeje.
Lëreni vatrën e gazit të ftohet
përpara se ta pastroni.
Gjëja më e mirë është të pastroni
zonën e gatimit me rrymë elektrike
ndërkohë që është ende e ngrohtë
sepse mund t'i hiqni më lehtë
lëndët e derdhura.
PARALAJMËRIM
Mjetet e mprehta dhe fërkuese të
përdorura për pastrim mund ta
dëmtojnë pajisjen.
Për sigurinë tuaj, mos e pastroni
pajisjen me pastrues me avull ose
me pastrues me presion të lartë.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
8
www.electrolux.com