2 zëvendësimi i injektorëve, 3 rregullimi i nivelit minimal, 4 lidhja elektrike – Electrolux EGE6182NOK Uživatelská příručka
Stránka 14
![background image](/manuals/381814/14/background.png)
– nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
– nuk është më i gjatë se 1500 mm;
– të mos shfaqë përthyerje;
– të mos tërhiqet apo përdridhet;
– të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
– të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
– të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja fundet si dhe në
gjithë gjatësinë e tij;
– materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar, por të ketë elasticitetin e duhur;
– morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
– afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali
mos u përpiqni ta ndreqni tubin, por
thjesht zëvendësojeni atë.
Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!
8.2 Zëvendësimi i injektorëve
1.
Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2.
Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3.
Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").
4.
Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5.
Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshme për llojin e gazit. Mund
ta gjeni këtë etiketë në ambalazhin që
keni marrë bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga
presioni i nevojshëm, duhet të instaloni një
pajisje rregulluese të presionit te tubi i
furnizimit me gaz.
8.3 Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:
1.
Ndizni vatrën.
2.
Rrotulloni çelësin në pozicionin
minimal.
3.
Hiqni çelësin e kontrollit.
4.
Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së ventilit ndihmës.
A
A)
Vida e ventilit ndihmës
• Nëse kaloni nga gazi natyral G20 20
mbar (ose gaz natyral G20 13 mbar
1)
)
në gaz të lëngshëm, shtrëngojeni deri
në fund vidën e ventilit ndihmës.
• Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz
natyror G20 20 mbar, lirojeni vidën e
ventilit me 1/4 e një rrotullimi.
• Nëse kaloni nga gazi natyror G20 20
mbar në gaz natyror G20 13 mbar
1)
lirojeni vidën e ventilit me 1/4 e një
rrotullimi.
• Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz
natyror G20 13 mbar
1)
, lirojeni vidën e
ventilit me 1/2 e një rrotullimi.
• Nëse kaloni nga gazi natyror G20 13
mbar
1)
në gaz natyror G20 20 mbar
shtrëngojeni vidën e ventilit me 1/4 e
një rrotullimi.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që flaka të mos fiket
kur e rrotulloni çelësin shpejt nga
pozicioni maksimal në atë
minimal.
8.4 Lidhja elektrike
• Tokëzojeni pajisjen sipas masave të
sigurisë.
• Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e
rrjetit tuaj.
1) vetëm për Rusinë
14 www.electrolux.com