Përshkrim i produktit, 3 kujdesi dhe pastrimi, 4 hedhja e pajisjes – Electrolux EGE6182NOK Uživatelská příručka

Stránka 6: 1 pamja e sipërfaqes së gatimit

Advertising
background image

PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.

• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e

kontrollit.

• Mos vini enë bosh mbi pllakën e

nxehtë.

• Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë

gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.

• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë

të zbrazëta ose pa enë gatimi.

• Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
• Enët e gatimit prej gize ose alumini të

derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin xhamin ose
qeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini
këto objekte peshë kur duhet t'i lëvizni
në sipërfaqen e gatimit.

• Kjo pajisje është vetëm për përdorime

gatimi. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime të tjera, si p.sh. për ngrohjen e
dhomës.

• Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz

sjell gjenerim nxehtësie dhe lagështie.
Dhoma ku instalohet pajisja duhet të
ketë ajrosje të mirë.

• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos

bllokohen.

• Përdorimi intensiv dhe për një kohë të

gjatë i pajisjes mund të sjellë nevojën
për më shumë ajrim, si për shembull
për të hapur një dritare ose për një ajrim
më efikas, siç mund të jetë rritja e nivelit
të ajrimit mekanik nëse mundet.

• Përdorni vetëm enë gatimi të

qëndrueshme me formën e duhur dhe
me diametër më të madh se
dimensionet e vatrës. Ekziston rreziku i
tejnxehjes dhe i thyerjes së pllakës së
xhamit (nëse ka).

• Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e

rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.

• Sigurohuni që tenxheret të vendosen në

qendër të unazave dhe të mos dalin
nga skajet anësore të sipërfaqes së
gatimit.

• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me

pajisjen.

• Mos instaloni një difuzor flake mbi vatër.

2.3 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.

• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të

parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.

• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull

për të pastruar pajisjen.

• Mos i pastroni vatrat në enëlarëse.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë

të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të
ashpra, tretës ose objekte metalike.

2.4 Hedhja e pajisjes

PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.

• Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj

për t'u informuar me rregullat e riciklimit
të pajisjeve

• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit

elektrik.

• Prisni kabllin e lidhjes me rrjetin dhe

hidheni atë.

• Shtypni tubat e jashtëm të gazit.

3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT

3.1 Pamja e sipërfaqes së
gatimit

6

www.electrolux.com

Advertising