2 zëvendësimi i injektorëve, 3 rregullimi i nivelit minimal – Electrolux EGL6382NOX Uživatelská příručka

Stránka 14

Advertising
background image

A

B

C

D

A)

Fundi i boshtit me vidhë

B)

Rondela (rondela shtesë është vetëm
për Slloveni dhe Turqi)

C)

Krahu

D)

Mbajtësja e tubit prej gome për gaz të
lëngshëm (vetëm për Slloveni dhe
Turqi)

Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen e tubit
prej gome. Gjithmonë përdorni rondelën.
Më pas vazhdoni me lidhjen e gazit. Tubi
fleksibël është gati për punë kur:
– nuk nxehet më shumë se temperatura e

dhomës, ose më shumë se 30°C;

– nuk është më i gjatë se 1500 mm;
– të mos shfaqë përthyerje;
– të mos tërhiqet apo përdridhet;
– të mos bjerë në kontakt me pjesë të

mprehta ose qoshe;

– të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të

kontrolluar gjendjen e tij.

Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
– të mos kenë plasaritje, prerje, shenja

djegieje në të dyja fundet si dhe në
gjithë gjatësinë e tij;

– materiali përbërës i tij të mos jetë i

forcuar, por të ketë elasticitetin e duhur;

– morsetat shtrënguese të mos jenë

ndryshkur;

– afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali
mos u përpiqni ta ndreqni tubin, por
thjesht zëvendësojeni atë.

Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!

8.2 Zëvendësimi i injektorëve

1.

Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.

2.

Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.

3.

Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").

4.

Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.

5.

Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshme për llojin e gazit. Mund
ta gjeni këtë etiketë në ambalazhin që
keni marrë bashkë me pajisjen.

Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga
presioni i nevojshëm, duhet të instaloni një
pajisje rregulluese të presionit te tubi i
furnizimit me gaz.

8.3 Rregullimi i nivelit minimal

Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:

1.

Ndizni vatrën.

2.

Rrotulloni çelësin në pozicionin
minimal.

3.

Hiqni dorezën.

4.

Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së shuntimit.

A

A)

Vida e shuntimit

• Nëse ndryshoni nga gazi natyror G20

20 mbar në gaz të lëngët, shtrëngoni
plotësisht dadon rregulluese deri në
fund.

• Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz

natyror G20 20 mbar, lirojeni vidën e
shuntimit me 1/4 e një rrotullimi.

14 www.electrolux.com

Advertising