Të dhëna për sigurinë, Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme, Instalimi – Electrolux EHL7640FOK Uživatelská příručka

Stránka 3: Lidhja elektrike

Advertising
background image

TË DHËNA PËR SIGURINË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes,
lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.

SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME

PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.

• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike

të reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që
ta përdorin këtë pajisje. Këta njerëz
duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen
për përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e

ambalazhimit larg fëmijëve.

• Nëse pajisja ka një mekanizëm për

sigurinë e fëmijëve, ju rekomandojmë që
ta aktivizoni.

INSTALIMI

PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar duhet
ta instalojë këtë pajisje.

• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një

pajisjen të dëmtuar.

• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna

me pajisjen.

• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe

njësitë e tjera.

• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni

pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.

• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues

për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.

• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga

avulli dhe lagështira.

• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose

nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.

• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë

sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.

• Sigurohuni që të hapësira e ventilimit prej

5 mm, mes sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të, të
qëndrojë e lirë. Garancia nuk mbulon
gjithmonë dëmtimet e shkaktuara nga
mungesa e hapësirës së mjaftueshme të
ventilimit.

• Temperatura në pjesën e poshtme të

pajisjes i kalon 95°C. Për të shmangur
rreziqet, duhet të kufizohen lëvizjet nën
pajisje. Nëse nuk është instaluar një vatër
mbi një furrë, rekomandojmë që të
instaloni poshtë pajisjes një panel ndarës
të përbërë nga lëndë që nuk digjen,
poshtë pajisjes.

Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe shok elektrik.

• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga

një elektricist i kualifikuar.

• Përpara çdo instalimi elektrik sigurohuni

që kablli kryesor elektrik i pajisjes të mos
ketë tension.

• Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.

Spinat dhe prizat e liruara dhe të
vendosura në mënyrë të pasaktë mund
ta mbinxehin kabllin kryesor.

• Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja

ndaj goditjeve elektrike.

• Mos i lini kabllat elektrik të prekin pajisjen

ose enët e nxehta, kur lidhni pajisjen me
prizat pranë.

• Mos i lini të koklaviten kabllat elektrik.
• Përdorni një kapëse në kabëll për të

parandaluar tendosjen e tij.

• Përdorni kabëll elektrik të përshtatshëm.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën

dhe kabllin elektrik. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist

SHQIP

3

Advertising