Përdorimi, Kujdesi dhe pastrimi, Hedhja e pajisjes – Electrolux EHF6342XOK Uživatelská příručka

Stránka 4

Advertising
background image

• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje

instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3
mm.

• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa

mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.

PËRDORIMI

PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh ose
goditjeje elektrike.

• Përdoreni këtë pajisje në mjedis

shtëpiak.

• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj

pajisjeje.

• Mos përdorni një kohëmatës të jashtëm

ose një sistem komandimi të veçuar për
të vënë në përdorim pajisjen.

• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë

punës.

• Mos e përdorni pajisjen me duar të

lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.

• Mos vendosni takëme dhe kapak

tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
nxehen.

• Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune

ose për të ruajtur sende.

• Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,

shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti
elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar
goditjet elektrike.

PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri ose shpërthimi.

• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të

lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbani flakën
dhe objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.

• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë

mund të shkaktojnë ndezje spontane.

• Vaji i përdorur, që përmban mbetje

ushqimore, mund të shkaktoj zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.

• Mos vendosni produkte të ndezshme

ose sende të lagura me produkte të

ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.

• Mos u përpiqni të fikni zjarr me ujë.

Shkëputni pajisjen dhe mbuloni flakën
me një kapak ose batanije të posaçme
për zjarr.

PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.

• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e

kontrollit.

• Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë

gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.

• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të

zbrazëta ose pa enë gatimi.

• Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
• Enët e gatimit prej gize ose alumini të

derdhur ose enë me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin qeramikën prej xhami.
Gjithmonë ngrijini këto objekte peshë kur
duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.

KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.

• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të

parandaluar dëmtimin e sipërfaqes së
saj.

• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull

për të pastruar pajisjen.

• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë

të lagësht. Përdorni vetëm detergjent
neutral. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.

HEDHJA E PAJISJES

PARALAJMËRIM
Rrezik incidenti ose mbytjeje.

• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit

elektrik.

• Prijeni kabllin e rrymës dhe hidheni atë.

4

www.electrolux.com

Advertising